Hargreaves takon komandantin e ri të KFOR-it: Jemi të përkushtuar për ta mbështetur misionin e tyre

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori, me të cilin ka diskutuar për rolin e misionit në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.   Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka ritheksuar përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur…

Lajme

22/10/2026 14:35

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori, me të cilin ka diskutuar për rolin e misionit në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

 

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka ritheksuar përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur misionin e KFOR-it.

“Mbretëria e Bashkuar është krenare për kontributin e saj të gjatë në KFOR dhe mbetet e përkushtuar fort për të mbështetur misionin e saj”, ka shkruar ambasadori.