“Bojkotoni klubet e natës, grekë janë s’janë shqiptarë” Stresi bën paralajmërimin për protestat

Reperi i njohur, Stresi, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka bërë thirrje për bojkotimin e klubeve të natës këtë të shtunë. Përmes një videoje të publikuar në Instastory, ku shfaqet turma e protestuesve në rrugë, reperi ka shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e mbështetjes nga artistët e njohur të estradës. “Grekë…

ShowBiz

22/10/2026 12:43

Reperi i njohur, Stresi, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka bërë thirrje për bojkotimin e klubeve të natës këtë të shtunë.

Përmes një videoje të publikuar në Instastory, ku shfaqet turma e protestuesve në rrugë, reperi ka shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e mbështetjes nga artistët e njohur të estradës.

“Grekë janë, s’janë shqiptarë! Ndaj të shtunën, meqë jemi pushim, të gjithë bojkotoni klubet e natës. Asnjë nga VIP-at që këndojnë nuk janë në terren me ne, kështu që të shtunën të gjithë bashkë”, ka shkruar ai.

Me këtë thirrje, Stresi u kërkon qytetarëve që të mos frekuentojnë klubet e natës ku performojnë artistët shqiptarë, si një formë proteste ndaj mungesës së tyre në protestat dhe kauzat që ai po mbështet.

Mbetet të shihet nëse kjo thirrje e reperit do të gjejë mbështetje te publiku dhe nëse ndonjë nga artistët e estradës do të reagojë lidhur me këtë deklaratë.