Berisha: Nuk jap dorëheqjen sepse forcohet Rama!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë kërkesën e protestuesve për t’u larguar nga politika aktive, duke deklaruar se një hap i tillë do të forconte kryeministrin Edi Rama. Nga oborri i Kuvendit, Berisha mohoi çdo krahasim me kreun e qeverisë, duke theksuar se opozita që ai drejton është, sipas tij, e vetmja…

Lajme

22/10/2026 12:24

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë kërkesën e protestuesve për t’u larguar nga politika aktive, duke deklaruar se një hap i tillë do të forconte kryeministrin Edi Rama.

Nga oborri i Kuvendit, Berisha mohoi çdo krahasim me kreun e qeverisë, duke theksuar se opozita që ai drejton është, sipas tij, e vetmja opozitë e vërtetë.

“Kjo nuk ndodh kurrë, është absurde. Kjo do të thotë të forcosh Edi Ramën dhe të lash dorën e tij të zezë. Lëpirësit dhe puthadorët e Ramës thonë ashtu. Të na krahasosh ne të dy është të krahasosh ditën me natën. Tani ka një opozitë të vërtetë”, tha ai.