Lajmërohet sërish Faton Peci: Kosova e ka përjetu deri në palcë edhe uzurpimin dhe zhvatje, hija ime do ju ndjek

Kryetari i jugut të Mitrovicës ka vazhduar të deklarohet pas çdoherë që dikush ia përmend emrin. Derisa së fundi në Kuvend të Kosovës ai është përmendur për të bëmat në Ministri të Bujqësisë, ky i fundit sërish konsideron veten shumë të lartë. Madje në një reagim të bërë pak më parë, tha se po vazhdon…

Lajme

22/10/2026 12:19

Kryetari i jugut të Mitrovicës ka vazhduar të deklarohet pas çdoherë që dikush ia përmend emrin.

Derisa së fundi në Kuvend të Kosovës ai është përmendur për të bëmat në Ministri të Bujqësisë, ky i fundit sërish konsideron veten shumë të lartë.

Madje në një reagim të bërë pak më parë, tha se po vazhdon fushata linçuese ndaj tij.

“Kosova e ka përjetu çka do të thotë ta kesh Albin Kurtin kryeminsitër në veri e Faton Pecin minstër në Bujqësi.Kosova e ka përjetu deri në palcë edhe uzurpimin dhe zhvatjen për 18 vite në Ulpianë, qysh edhe vazhdon sot e kësaj dite, njëjtë siç e ka përjetu edhe qeverisjen e Ramushit në kryeministri dhe Nenad Rikallos në Bujqësi”,deklaroi ai.

Madje  ai tha se “hija e tij do ti ndjek ende në Kuvend”./Lajmi.net/