Behrami pas dorëheqjes së Hamzës: Bëri gjithçka për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të kësaj partie, duke vlerësuar angazhimin e tij për mbrojtjen e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka bërë një lidhje simbolike mes qëndrimit të tij…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të kësaj partie, duke vlerësuar angazhimin e tij për mbrojtjen e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka bërë një lidhje simbolike mes qëndrimit të tij pranë vendit ku mbahen krerët e UÇK-së dhe lajmit për dorëheqjen e Hamzës, shkruan lajmi.net.
Ai ka theksuar se Hamza, gjatë kohës sa drejtoi PDK-në, e kishte mbajtur vazhdimisht në vëmendje çështjen e ish-krerëve të UÇK-së dhe mbrojtjen e dinjitetit të luftës.
“Simbolikë e dyfishtë. Përderisa unë ndodhesha pranë vendit ku mbahen krerët e UÇK-së, po përcillja dorëheqjen e njeriut që për vite me radhë e kishte kthyer mbrojtjen e tyre në një nga angazhimet e tij kryesore politike”, ka shkruar Behrami.
Tutje, deputeti i PDK-së ka vlerësuar kontributin e Hamzës në këtë drejtim.
“Bedri Hamza bëri gjithçka që kishte në dorë për ta mbajtur këtë çështje në vëmendje dhe për të mbrojtur dinjitetin e luftës sonë”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/