Përfaqësuesit politikë të Luginës e takojnë Naim Tërnavën në prag të zgjedhjeve nacionale në Serbi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se sot kanë takuar kreun e BIK-ut, Naim Tërnava, bashkë me përfaqësuesit e tjerë shqiptarë në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi që do të mbahen më 25 tetor. Sinani ka thënë se kjo ka qenë tema qendrore dhe kanë folur për thirrjen drejtuar shqiptarëve që të marrin…
Lajme
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se sot kanë takuar kreun e BIK-ut, Naim Tërnava, bashkë me përfaqësuesit e tjerë shqiptarë në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi që do të mbahen më 25 tetor.
Sinani ka thënë se kjo ka qenë tema qendrore dhe kanë folur për thirrjen drejtuar shqiptarëve që të marrin pjesë në votim meqë kjo ka rëndësi për përfaqësimin politik të Luginës.
Postimi i plotë:
Uniteti dhe bashkëpunimi, vlera që na bashkojnë!
Sot patëm nderin të pritemi nga Kryemyftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, në një atmosferë të ngrohtë e vëllazërore.
Në qendër të takimit ishte rëndësia e unitetit politik dhe mbështetjes së Listës së Përbashkët Shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.
Biseduam për thirrjen drejtuar të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në votim dhe për rëndësinë e përfaqësimit politik të Luginës së Preshevës.
Falënderojmë Kryemyftiun për pritjen e përzemërt dhe mbështetjen e vazhdueshme për shqiptarët e Luginës.