Kurti takohet me ndërkombëtarët pas zgjedhjes së presidentes, në fokus stabiliteti institucional dhe rruga drejt BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, shefin e EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare të BE-së, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar. Sipas komunikatës së AKM-së, gjatë takimit, Kurti ka pranuar urime për zgjedhjen e presidentes dhe kthimin e stabilitetit institucional në vend.…

Lajme

21/10/2026 13:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, shefin e EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare të BE-së, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas komunikatës së AKM-së, gjatë takimit, Kurti ka pranuar urime për zgjedhjen e presidentes dhe kthimin e stabilitetit institucional në vend.

Në takim është diskutuar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit dhe reformat, si dhe për prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri.

Po ashtu, është rikonfirmuar mbështetja për përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. /Lajmi.net/