Protestat në Shqipëri, Begaj pret ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë, në takim edhe dy ish-presidentët
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka pritur sot në takim ambasadorët e ShBA-së, BE-së dhe Gjermanisë. Siç raporton Top-Channel, pjesë e takimit me kreun e shtetit shqiptar, janë ambasadorët Eric Wendt, Sofia Moreira de Sousa dhe Karl Bergner. Në takim raportohet se po marrin pjesë edhe dy ish-presidentët, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi. Takimi zhvillohet…
Lajme
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka pritur sot në takim ambasadorët e ShBA-së, BE-së dhe Gjermanisë.
Siç raporton Top-Channel, pjesë e takimit me kreun e shtetit shqiptar, janë ambasadorët Eric Wendt, Sofia Moreira de Sousa dhe Karl Bergner.
Në takim raportohet se po marrin pjesë edhe dy ish-presidentët, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.
Takimi zhvillohet në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta të njëpasnjëshme, të shoqëruara me përplasje mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit.