Komisioni për Shëndetësi mbështet ndryshimet në Buxhetin 2026, shtyn shqyrtimin e Planit të Punës

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Uran Ismaili, ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka shqyrtuar disa çështje që lidhen me fushën e shëndetësisë. Gjatë mbledhjes, anëtarët e Komisionit shqyrtuan Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. Pas diskutimeve,…

Lajme

20/10/2026 15:12

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Uran Ismaili, ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka shqyrtuar disa çështje që lidhen me fushën e shëndetësisë.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Komisionit shqyrtuan Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Pas diskutimeve, Komisioni e mbështeti projektligjin.

Ndërkaq, gjatë shqyrtimit të Planit të Punës për sesionin vjeshtor 2026, anëtarët paraqitën vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me përmbajtjen e tij.

Me dakordimin e anëtarëve, u vendos që shqyrtimi i kësaj pike të shtyhet për mbledhjen e radhës, në mënyrë që plani të analizohet më hollësisht.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për gjendjen aktuale dhe nevojat në sektorin e shëndetësisë, si dhe mundësinë që në të ardhmen të ftohen për raportim drejtuesit e institucioneve përkatëse shëndetësore. /Lajmi.net/