Altin Krasniqi publikon fotografinë e babait të tij, Jakup Krasniqit, me Bill Clintonin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka publikuar një fotografi të babait të tij, Jakup Krasniqit, së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton. Fotografia është pjesë e arkivit fotografik të Kuvendit të Kosovës dhe është e ekspozuar në ambientet e këtij institucioni. Jakup Krasniqi ka shërbyer për disa vite si kryetar i…

Lajme

20/10/2026 14:39

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka publikuar një fotografi të babait të tij, Jakup Krasniqit, së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

Fotografia është pjesë e arkivit fotografik të Kuvendit të Kosovës dhe është e ekspozuar në ambientet e këtij institucioni.

Jakup Krasniqi ka shërbyer për disa vite si kryetar i Kuvendit të Kosovës, ndërsa për një periudhë ka ushtruar edhe detyrën e presidentit të vendit.

Ndërkaq, Altin Krasniqi aktualisht ushtron mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës, institucionin që dikur drejtohej nga babai i tij.

Fotografia rikthen në vëmendje një pjesë të historisë institucionale të Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Lajmi.net/