Zëvendëskomandanti i KFOR-it pret ambasadorin norvegjez në Kampin Film City, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Zëvendëskomandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneral brigade Federico Collina, ka pritur sot në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë, ambasadorin norvegjez në Kroaci, Arne Sannes Bjørnstad. Sipas njoftimit të KFOR-it, vizita shërbeu si mundësi për shkëmbimin e pikëpamjeve lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë. Gjatë takimit, gjeneral Collina…

Lajme

20/10/2026 15:58

Zëvendëskomandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneral brigade Federico Collina, ka pritur sot në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë, ambasadorin norvegjez në Kroaci, Arne Sannes Bjørnstad.

Sipas njoftimit të KFOR-it, vizita shërbeu si mundësi për shkëmbimin e pikëpamjeve lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë.

Gjatë takimit, gjeneral Collina theksoi përkushtimin e KFOR-it për krijimin e një ambienti të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës.

KFOR-i ka ritheksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me qëllim të kontribuimit në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet dhe qytetarët e Kosovës.

Misioni i NATO-s gjithashtu ka theksuar se mbetet i përkushtuar për garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. /Lajmi.net/