Selimi kritikon Trendafilovën: Askush nuk i beson këtij procesi
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar ndaj një videoje të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, në të cilën ajo flet për pavarësinë e gjykatës, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave, si dhe përkushtimin ndaj sundimit të ligjit. Selimi ka shprehur kritika ndaj funksionimit të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar…
Lajme
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar ndaj një videoje të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, në të cilën ajo flet për pavarësinë e gjykatës, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave, si dhe përkushtimin ndaj sundimit të ligjit.
Selimi ka shprehur kritika ndaj funksionimit të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një “krijesë hibride”, transmeton lajmi.net.
Ai gjithashtu ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e procesit gjyqësor, duke ngritur shqetësime për mënyrën e emërimit të gjyqtarëve dhe kontaktet mes gjyqtarëve, prokurorëve dhe diplomatëve.
Përmes një reagimi në platformën X, Selimi ka shkruar:
“Kjo krijesë hibride është e vetmja gjykatë në botë ku kryetari i gjykatës emëron gjyqtarë si për gjykatën e shkallës së parë, ashtu edhe për atë të apelit. Është gjithashtu e vetmja gjykatë në botë ku gjyqtarët dhe prokurorët zhvillojnë takime të përbashkëta konfidenciale me diplomatë. Pra, jo – askush nuk i beson këtij procesi”, ka shkruar Selimi në X./lajmi.net/