Nagavci për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Nuk garantojnë kthimin e ish-drejtuesve të UÇK-së në Kosovë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka rikthyer në vëmendje shqetësimet lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se ato nuk garantojnë kthimin e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në atdhe. Përmes një postimi, Nagavci ka thënë se partia e saj ka ngritur shqetësime që nga fillimi për procedimin e…

Lajme

20/10/2026 14:04

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka rikthyer në vëmendje shqetësimet lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se ato nuk garantojnë kthimin e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në atdhe.

Përmes një postimi, Nagavci ka thënë se partia e saj ka ngritur shqetësime që nga fillimi për procedimin e përshpejtuar të këtij ligji, përmbajtjen e tij dhe problemet e mundshme kushtetuese, shkruan lajmi.net.

Ajo ka theksuar se, ndonëse Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale që nga viti 2015, ndryshimet e propozuara ligjore nuk i shfuqizojnë aktgjykimet, nuk e zëvendësojnë procesin e apelit dhe nuk sigurojnë kthimin e ish-drejtuesve të UÇK-së në Kosovë.

Nagavci ka rikujtuar se, pavarësisht rezervave të ngritura, partia e saj e ka mbështetur ligjin me synimin që nismat në mbështetje të çlirimtarëve të sjellin rezultate konkrete.

Duke komentuar kërkesat e fundit për kthimin e ligjit në Kuvend për rishqyrtim, ajo ka kërkuar hartimin e një strategjie shtetërore, përgatitje serioze juridike për procesin e apelit dhe angazhim më të fuqishëm diplomatik.

“Drejtësia për çlirimtarët kërkon seriozitet, përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje juridikisht të qëndrueshme, jo vetëm miratimin e ligjeve me procedura të përshpejtuara”, ka deklaruar Nagavci. /Lajmi.net/