Raportoi vjedhjen e pushkës së gjuetisë, pronari dyshohet për armëmbajtje pa leje në Vushtrri
Një burrë në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë është arrestuar nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, pasi kishte raportuar se nga shtëpia e tij ishte vjedhur një pushkë gjuetie. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti i vjedhjes ishte raportuar më 18 tetor, ndërsa një ditë më vonë njësia e hetimeve ka verifikuar personin. “Njësia…
Lajme
Një burrë në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë është arrestuar nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, pasi kishte raportuar se nga shtëpia e tij ishte vjedhur një pushkë gjuetie.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti i vjedhjes ishte raportuar më 18 tetor, ndërsa një ditë më vonë njësia e hetimeve ka verifikuar personin.
“Njësia e hetimeve ka verifikuar personin në fjalë dhe i njëjti posedonte vetëm një dokument që kishte aplikuar për armë dhe nuk posedonte leje”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, pronari i armës është arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.
Pas intervistimit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/