Thikë e kamufluar si armë gjendet në çantën e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës
Një thikë e kamufluar si armë është gjetur dhe konfiskuar gjatë kontrollit të çantës së një shtetasi kosovar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 08:50, gjatë kontrollit të një personi që po udhëtonte. “Gjatë kontrollit, në çantën e të…
Lajme
Një thikë e kamufluar si armë është gjetur dhe konfiskuar gjatë kontrollit të çantës së një shtetasi kosovar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 08:50, gjatë kontrollit të një personi që po udhëtonte.
“Gjatë kontrollit, në çantën e të dyshuarit mashkull kosovar, i cili ishte në shkuarje, i është gjetur dhe konfiskuar një thikë e kamufluar në lloj arme”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, thika është konfiskuar, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/