Mosmarrëveshja përfundon me sulm ndaj dy personave në Pejë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një femër dhe një mashkull kanë marrë trajtim mjekësor, pasi dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga një person pas një mosmarrëveshjeje në Pejë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 19:10. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht…

Lajme

20/10/2026 09:48

Një femër dhe një mashkull kanë marrë trajtim mjekësor, pasi dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga një person pas një mosmarrëveshjeje në Pejë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 19:10.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat, një femër dhe një mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.

Të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/