Disa rrugë në Bregun e Diellit mbesin pa ujë, furnizimi pritet të rikthehet nesër
Disa rrugë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë do të mbesin përkohësisht pa furnizim me ujë, pas dëmtimit të një gypi të ujësjellësit me diametër DN 150 milimetra. Sipas njoftimit për konsumatorët, ndërprerja e furnizimit me ujë përfshin rrugët Hyzri Talla, Ilir Durmishi, Besa dhe Fadil Ferati, si dhe zonën e qendrës tregtare. Për…
Lajme
Disa rrugë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë do të mbesin përkohësisht pa furnizim me ujë, pas dëmtimit të një gypi të ujësjellësit me diametër DN 150 milimetra.
Sipas njoftimit për konsumatorët, ndërprerja e furnizimit me ujë përfshin rrugët Hyzri Talla, Ilir Durmishi, Besa dhe Fadil Ferati, si dhe zonën e qendrës tregtare.
Për shkak të kompleksitetit të punimeve për sanimin e dëmtimit, rikthimi i furnizimit me ujë pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme.
Konsumatorëve të prekur u është kërkuar mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve dhe normalizimin e furnizimit me ujë.