Kisha Ortodokse reagon pas incidentit në oborrin e Katedrales në Tiranë: Distancohuni nga dhuna

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas incidentit të regjistruar në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, gjatë protestës së pasdites në kryeqytet. Përmes një reagimi zyrtar, Kisha shpreh shqetësimin për ngjarjet, duke theksuar se vendet e shenjta nuk duhet të kthehen në hapësira konfliktesh dhe përplasjesh. “Katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’ është…

Lajme

19/10/2026 20:44

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas incidentit të regjistruar në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, gjatë protestës së pasdites në kryeqytet.

Përmes një reagimi zyrtar, Kisha shpreh shqetësimin për ngjarjet, duke theksuar se vendet e shenjta nuk duhet të kthehen në hapësira konfliktesh dhe përplasjesh.

“Katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’ është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes”, thuhet në reagim.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u bën thirrje qytetarëve të distancohen nga dhuna dhe të kërkojnë hapësira dialogu për zgjidhjen e konflikteve.

Reagimi vjen në një ditë të tensionuar në Tiranë, ku protesta e të rinjve është shoqëruar me incidente dhe përplasje në disa zona të kryeqytetit.