Osmani takon ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, riafirmon orientimin evropian të vendit

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, me të cilin ka diskutuar për rrugëtimin evropian të vendit dhe forcimin e partneritetit me BE-në. Përmes një njoftimi, Osmani ka bërë të ditur se gjatë takimit ka riafirmuar përkushtimin për avancimin e integrimit evropian të Kosovës, duke…

Lajme

19/10/2026 13:12

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, me të cilin ka diskutuar për rrugëtimin evropian të vendit dhe forcimin e partneritetit me BE-në.

Përmes një njoftimi, Osmani ka bërë të ditur se gjatë takimit ka riafirmuar përkushtimin për avancimin e integrimit evropian të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të dinjitetit njerëzor.

Ajo ka vlerësuar se orientimi evropian i Kosovës mbetet i palëkundur, pavarësisht sfidave me të cilat është përballur vendi ndër vite.

Sipas Osmanit, ky orientim duhet të konkretizohet përmes hapave të mëtejshëm, krijimit të mundësive të reja dhe një perspektive të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Evropa nuk është vetëm destinacioni ynë politik. Është hapësira e vlerave ku kemi besuar, edhe atëherë kur na mohohej e drejta për të qenë të lirë”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/