Protesta në Lezhë, shkatërrohet monumenti i librit të Gjergj Fishtës
Protesta e zhvilluar sot në qytetin e Lezhës është mbyllur, ndërsa gjatë saj u shkaktuan dëme në disa hapësira publike. Gjatë tubimit, në të cilin morën pjesë rreth 50 të rinj, u tentua disa herë bllokimi i qarkullimit rrugor në akse të ndryshme të qytetit, duke ndezur zjarre në rrugë. Gjithashtu, drejt uniformave blu u…
Lajme
Protesta e zhvilluar sot në qytetin e Lezhës është mbyllur, ndërsa gjatë saj u shkaktuan dëme në disa hapësira publike.
Gjatë tubimit, në të cilin morën pjesë rreth 50 të rinj, u tentua disa herë bllokimi i qarkullimit rrugor në akse të ndryshme të qytetit, duke ndezur zjarre në rrugë. Gjithashtu, drejt uniformave blu u hodhën vezë dhe shishe uji.
Protestuesit dëmtuan kosha mbeturinash, tabela sinjalistike dhe kangjella anësore të trotuareve.
Dëmtime pësoi edhe libri i Gjergj Fishtës, monument i vendosur në qendër të qytetit, i cili u shkatërrua gjatë protestës.
Pavarësisht incidenteve dhe dëmeve të shkaktuara, protesta në Lezhë u mbyll e qetë.