Çitaku delegohet nga Kryesia e Kuvendit në grupin punues për strategjinë shtetërore për Apelin në Hagë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur vendimin për formimin e Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Haxhiu ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit ka deleguar nënkryetaren e Kuvendit, Vlora Çitaku, si anëtare të këtij grupi punues.…

Lajme

19/10/2026 12:25

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur vendimin për formimin e Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Haxhiu ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit ka deleguar nënkryetaren e Kuvendit, Vlora Çitaku, si anëtare të këtij grupi punues.

Ajo ka vlerësuar se strategjia duhet të përfshijë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, në mënyrë që të sigurohet një kontribut sa më i gjerë në përgatitjen e qëndrimit shtetëror për këtë proces.

“Gjithmonë kam konsideruar se rruga më e mirë në drejtim të këtij procesi është që të formohet strategjia ashtu që, përveç se të kryesohet nga ministri i MPJD-së, Glauk Konjufca, të ketë edhe përfaqësues nga institucionet e tjera, që jam shumë e bindur se do të japin kontributin në këtë proces shumë të rëndësishëm”, ka deklaruar Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit ka theksuar se do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me Çitakun, në mënyrë që Kuvendi të japë kontributin e tij maksimal në këtë proces. Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se pritet të ftohen edhe ekspertë të fushës për të ofruar njohuritë dhe përvojën e tyre.

Në fund, Haxhiu ka shprehur shpresën se kjo qasje do të jetë rruga e duhur për përballjen me procesin në Hagë, të cilin e ka cilësuar si të padrejtë. /Lajmi.net/