Seanca e radhës caktohet për të enjten, pritet që të formohet Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka four para mediave pas mbajtjes së takimit të Kryesisë së Kuvendit. Ajo ka njoftuar se në këtë mbledhje kanë vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjten në ora 10:00. “Përveç pikave që ndërlidhen me deklarimet e deputetëve të Kuvendit poashtu pyetjeve parlamentare që ata ia…

Lajme

19/10/2026 12:19

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka four para mediave pas mbajtjes së takimit të Kryesisë së Kuvendit.

Ajo ka njoftuar se në këtë mbledhje kanë vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjten në ora 10:00.

“Përveç pikave që ndërlidhen me deklarimet e deputetëve të Kuvendit poashtu pyetjeve parlamentare që ata ia bashkojnë kabinetit qeveritar, në këtë seancë do të formohet edhe Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së. Poashtu nëse Komisionet parlamentare përfundojnë punën për projektligjet që janë miratuar në leximet e para, do të propozohet që të futen në atë seancë normalisht me shmangie nga rregullorja nëse kalon si kërkesë e grupit parlamentar të VV-së”, ka thënë Haxhiu. /Lajmi.net/