Edi Rama u bashkohet sot policëve: Respekt dhe jeni më të mirët në këto ditë agresioni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është bashkuar Policisë së Shtetit gjatë ditës së hënë, derisa protestat e studentëve po zhvillohen edhe sot. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shprehur respektin ndaj zyrtarëve policorë, derisa ka theksuar se ata, sipas tij, janë më të mirët në këto ditë siç i quan ai, të agresionit..…

Lajme

19/10/2026 12:07

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është bashkuar Policisë së Shtetit gjatë ditës së hënë, derisa protestat e studentëve po zhvillohen edhe sot.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shprehur respektin ndaj zyrtarëve policorë, derisa ka theksuar se ata, sipas tij, janë më të mirët në këto ditë siç i quan ai, të agresionit..

“RESPEKT dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, ka shkruar ai.

Ndryshe Rama sot njoftoi se do ndajnë nga 2500 euro për çdo polic gjatë këtyre ditëve.

Edi Rama, tha sot gjithashtu se personat e maskuar që kanë marrë pjesë në përplasjet e dhunshme të ditëve të fundit, nuk përfaqësojnë studentët dhe kërkesat e tyre për arsim më të mirë.

Gjatë një takimi me drejtuesit e Policisë së Shtetit, të hënën, Rama tha se protestat janë shndërruar në një valë dhune që, sipas tij, nuk lidhet më me pakënaqësitë ndaj Qeverisë.

“Kjo nuk është revoltë për arsimin”, tha Rama, duke akuzuar protestuesit e dhunshëm se po sulmojnë policinë, institucionet dhe bizneset.

Ai përjashtoi mundësinë e negociatave me personat që përdorin dhunë, ndërsa një ditë më herët pretendoi se pas trazirave qëndrojnë edhe ndikime të huaja./Lajmi.net/