Edi Rama: 2500 euro shtesë për çdo efektiv në front, shteti do ta fitoj këtë betejë
Gjatë një konference për mediat me forcat e Policisë së Shtetit, Rama pranoi se pagat e policëve nuk janë rritur në masën e duhur ndër vite, duke theksuar se qeveria synon të përmirësojë ndjeshëm trajtimin financiar të tyre. “Me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme”, deklaroi…
Lajme
Gjatë një konference për mediat me forcat e Policisë së Shtetit, Rama pranoi se pagat e policëve nuk janë rritur në masën e duhur ndër vite, duke theksuar se qeveria synon të përmirësojë ndjeshëm trajtimin financiar të tyre.
“Me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë bëri të ditur gjithashtu se do të vihen në dispozicion 2,500 euro për çdo efektiv të angazhuar në front, duke shpjeguar se kjo shumë do të jetë e njëjtë për të gjithë, pa bërë dallime mes tyre.
“Jeni një, dhe një për të gjithë. Shteti do ta fitojë këtë betejë”, u shpreh Rama, duke shprehur mbështetjen e tij për efektivët e Policisë së Shtetit.
Deklaratat vijnë në një kohë kur në Tiranë po zhvillohen protesta të dhunshme, gjatë të cilave janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe policisë.