ATK rreth një miliard euro të hyra tatimore

Nga janari deri në shtator 2026, Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 908.8 milionë euro të hyra tatimore apo 114.5 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë 2025, duke shënuar rritje prej 14.4%. Krahas rritjes së të hyrave, një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rënia e numrit të ndëshkimeve për 22%. Këta tregues…

Lajme

15/10/2026 16:09

Nga janari deri në shtator 2026, Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 908.8 milionë euro të hyra tatimore apo 114.5 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë 2025, duke shënuar rritje prej 14.4%.

Krahas rritjes së të hyrave, një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rënia e numrit të ndëshkimeve për 22%.

Këta tregues pasqyrojnë një qasje të orientuar drejt përmbushjes më të madhe tatimore, parandalimit të parregullsive dhe administrimit më efikas të obligimeve tatimore, thuhet në njoftim.

Rezultatet mbështeten nga puna e vazhdueshme e ATK-së, duke përfshirë monitorimin e bizneseve, me fokus të veçantë te tatimpaguesit me rrezik të lartë tatimor.