Ushtroi dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe shkeli urdhrin mbrojtës, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Një person është arrestuar në Malishevë, nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka shkelur urdhrin mbrojtës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 14 tetor. “I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes…

Lajme

15/10/2026 09:45

Një person është arrestuar në Malishevë, nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka shkelur urdhrin mbrojtës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 14 tetor.

“I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari kishte shkelur edhe urdhrin mbrojtës”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/