Përshkallëzohet protesta e studentëve në Tiranë, i vihet flaka Ministrisë së Arsimit

Protestat e studentëve në Tiranë janë duke u zhvilluar edhe sot. Si dje, edhe ditën e sotme ka pasur përshkallëzim të situatës. Në pamjet e ndara të TCH, shihet se i është vënë flaka Ministrisë së Arsimit. Aty shihet teksa del tymi nga kati i parë i objektit. Ndryshe, dje, qindra studentë dhe qytetarë protestuan…

Lajme

14/10/2026 15:17

Protestat e studentëve në Tiranë janë duke u zhvilluar edhe sot. Si dje, edhe ditën e sotme ka pasur përshkallëzim të situatës.

Në pamjet e ndara të TCH, shihet se i është vënë flaka Ministrisë së Arsimit. Aty shihet teksa del tymi nga kati i parë i objektit.

Ndryshe, dje, qindra studentë dhe qytetarë protestuan për rreth nëntë orë më 13 tetor në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilën e akuzojnë për korrupsion, keqqeverisje dhe mungesë perspektive për të rinjtë.