Haxhiu falënderon Ulutashin për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, mirëpret komandantin e ri të KFOR-it
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, ku Gjeneralmajori Ozkan Ulutash ia dorëzoi detyrën pasardhësit të tij, Gjeneralmajorit Roberto Vergori. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shprehur mirënjohje për Ulutashin për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës gjatë dy mandateve të tij. Ajo ka…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, ku Gjeneralmajori Ozkan Ulutash ia dorëzoi detyrën pasardhësit të tij, Gjeneralmajorit Roberto Vergori.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shprehur mirënjohje për Ulutashin për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës gjatë dy mandateve të tij.
Ajo ka theksuar se gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës u përfshi në garantimin e sigurisë në hapësira ku për gati tri dekada ishte i pranishëm vetëm KFOR-i.
“Ky zhvillim dëshmon besimin në institucionet tona dhe sigurinë që është ndërtuar në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo i ka uruar suksese komandantit të ri të KFOR-it, Roberto Vergori, duke e mirëpritur në Kosovë.
Haxhiu ka falënderuar gjithashtu Turqinë dhe Italinë për kontributin e tyre ndër vite në misionin e KFOR-it.
“Partneriteti me NATO-n mbetet shtyllë e sigurisë së Kosovës dhe e rrugës sonë euroatlantike”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/