Vergori merr komandën e KFOR-it nga Ulutash, në ceremoni po marrin pjesë krerët e shtetit

Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti po marrin pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit të KFOR-it. Në këtë ceremoni, gjenerali italian Roberto Vergori pritet të marrë drejtimin e misionit nga gjenerali turk Ozkan Ulutash, raporton lajmi.net Ditë më parë, KFOR-i kishte bërë të ditur se të dy gjeneralët…

Lajme

14/10/2026 11:41

Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti po marrin pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit të KFOR-it.

Në këtë ceremoni, gjenerali italian Roberto Vergori pritet të marrë drejtimin e misionit nga gjenerali turk Ozkan Ulutash, raporton lajmi.net

Ditë më parë, KFOR-i kishte bërë të ditur se të dy gjeneralët do të bashkëpunojnë ngushtë gjatë periudhës së tranzicionit, me qëllim të garantimit të vazhdimësisë së aktiviteteve të misionit deri në dorëzimin zyrtar të komandës.

Përveç krerëve të institucioneve të Kosovës, në ceremoni po marrin pjesë edhe ish-presidentë, ministra, diplomatë të huaj dhe përfaqësues të bashkësive fetare./Lajmi.net/