Kalojnë në Komision ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Anëtarja e Komisionit për Buxhet, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është miratuar projektligji për ndryshimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. Në një postim në Facebook, deputetja e LVV-së tha se ky projektligj synon fuqizimin e masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit…

Lajme

13/10/2026 17:27

Anëtarja e Komisionit për Buxhet, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është miratuar projektligji për ndryshimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Në një postim në Facebook, deputetja e LVV-së tha se ky projektligj synon fuqizimin e masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, “përmes rregullave dhe mekanizmave që ndihmojnë në identifikimin dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në sistemin financiar”.

“Mbesim të angazhuar në avancimin e legjislacionit dhe forcimin e mekanizmave institucionalë që garantojnë sundimin e ligjit, transparencën dhe përgjegjshmërinë”, shkroi Nagavci.

Më herët gjatë ditës, në mbledhjen e këtij Komisioni, pati kritika nga opozita për mungesën e ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe mënyrën e procedimit të këtij projektligji.