Aksident i rëndë te Kulinat, vetura përfundon në kanal
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur te Kulinat e Podujevës, ku një veturë ka dalë tërësisht nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Nga pamjet shihet vetura e cila ka përfunduar jashtë rrugës, ndërsa një kamion për autobartje është parë në vendin e ngjarjes duke e nxjerrë atë nga kanali. Deri tani nuk…
Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur te Kulinat e Podujevës, ku një veturë ka dalë tërësisht nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Nga pamjet shihet vetura e cila ka përfunduar jashtë rrugës, ndërsa një kamion për autobartje është parë në vendin e ngjarjes duke e nxjerrë atë nga kanali.
Deri tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo për shkaqet që çuan në këtë aksident.