Policia ndalon një veturë me targa serbe në Leposaviq, shoferi dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit, pasi shoferi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 12 tetor, rreth orës 23:10, gjatë patrullimit të zyrtarëve policorë. Automjeti drejtohej nga një mashkull kosovar, i cili…

Lajme

13/10/2026 10:04

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit, pasi shoferi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 12 tetor, rreth orës 23:10, gjatë patrullimit të zyrtarëve policorë.

Automjeti drejtohej nga një mashkull kosovar, i cili është ndaluar dhe intervistuar nga Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore. /Lajmi.net/