Hajnat vjedhin kabllot elektrike në një gurthyes në Malishevë, që nuk punonte prej vitesh
Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Bellanicë të Malishevës, ku nga një gurthyes janë vjedhur kabllo elektrike që shërbenin për lidhjen e makinerive të punës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi, mashkull kosovar, ka njoftuar organet e rendit për vjedhjen në vendpunishten e tij. Gurthyesi, sipas raportit, nuk ishte duke operuar prej disa…
Lajme
Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Bellanicë të Malishevës, ku nga një gurthyes janë vjedhur kabllo elektrike që shërbenin për lidhjen e makinerive të punës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi, mashkull kosovar, ka njoftuar organet e rendit për vjedhjen në vendpunishten e tij.
Gurthyesi, sipas raportit, nuk ishte duke operuar prej disa vitesh.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Lajmi.net/