26 mijë e 900 franga zvicerane në një veturë në Vërmicë, dy persona shoqërohen në polici

Policia e Kosovës ka gjetur 26 mijë e 900 franga zvicerane gjatë kontrollit të një automjeti në fshatin Vërmicë të Prizrenit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën, më 12 tetor, rreth orës 21:15, gjatë patrullimit, kur zyrtarët policorë kanë hasur në dy automjete, njëri me targa të Kosovës dhe tjetri me…

Lajme

13/10/2026 09:50

Policia e Kosovës ka gjetur 26 mijë e 900 franga zvicerane gjatë kontrollit të një automjeti në fshatin Vërmicë të Prizrenit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën, më 12 tetor, rreth orës 21:15, gjatë patrullimit, kur zyrtarët policorë kanë hasur në dy automjete, njëri me targa të Kosovës dhe tjetri me targa të Shqipërisë.

Automjetet drejtoheshin nga dy persona, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore, Policia ka gjetur shumën prej 26 mijë e 900 frangash zvicerane.

“Palët janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është iniciuar si “Shpëlarje parash”. /Lajmi.net/