Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj, dyshohet se u rrëzua nga 7 metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i cili dyshohet se humbi jetën pasi u rrëzua gjatë punimeve ndërtimore. Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:50, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj. Viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth shtatë…

Lajme

13/10/2026 09:16

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i cili dyshohet se humbi jetën pasi u rrëzua gjatë punimeve ndërtimore.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:50, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.

Viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth shtatë metrash, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi.

Ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Lajmi.net/