Raportohet se Gani Geci është ndaluar për 48 orë nga Policia
Gani Geci është shoqëruar në polici në orët e mbrëmjes, ndërsa ndalimi i tij vjen pas rastit të raportuar nga gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci. Sipas raportimeve të fudnt, thuhet se Geci është ndaluar për 48 orë nga Policia. Mehmetaj ka treguar sonte në emisionin “Debat Plus”…
Lajme
Gani Geci është shoqëruar në polici në orët e mbrëmjes, ndërsa ndalimi i tij vjen pas rastit të raportuar nga gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci.
Sipas raportimeve të fudnt, thuhet se Geci është ndaluar për 48 orë nga Policia.
Mehmetaj ka treguar sonte në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar ta fshinte ose ta ndryshonte një postim kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, por ai kishte refuzuar.
Sipas gazetarit, pas këtij refuzimi ai ishte kërcënuar dhe kishte vendosur ta denonconte rastin në Policinë e Kosovës.
“Në mëngjes kam shku në polici, e kam njoftu rastin”, ka deklaruar Mehmetaj.