Djali i Gani Gecit: Babai im shkoi vullnetarisht në Polici, do t’u përgjigjet mediave pas intervistimit

Rilind Geci, djali i Gani Gecit, ka reaguar pas raportimeve se babai i tij është arrestuar, duke thënë se ai ka shkuar vullnetarisht në Policinë e Kosovës për të dhënë deklaratë. Në reagimin e tij, Rilind Geci ka bërë të ditur se ka qenë me babanë dhe disa shokë duke pirë kafe në “Che Bar”,…

Lajme

12/10/2026 23:50

Rilind Geci, djali i Gani Gecit, ka reaguar pas raportimeve se babai i tij është arrestuar, duke thënë se ai ka shkuar vullnetarisht në Policinë e Kosovës për të dhënë deklaratë.

Në reagimin e tij, Rilind Geci ka bërë të ditur se ka qenë me babanë dhe disa shokë duke pirë kafe në “Che Bar”, kur Gani Geci është kontaktuar nga Policia.

Sipas tij, pas telefonatës, Gani Geci është paraqitur vullnetarisht në Polici.

“Pasi të intervistohet, Gani Geci do t’u përgjigjet të gjitha mediave për shpifjet e tyre se kinse është arrestuar”, ka shkruar Rilind Geci.

Reagimi vjen pas raportimeve në media për arrestimin e Gani Gecit, ndërsa djali i tij pretendon se ai është paraqitur vullnetarisht në Polici. /Lajmi.net/