Dy muaj pa paga- Punëtorët e NPB-së protestojnë para Gjykatës Supreme

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore tash e dy muaj nuk i kanë pranuar pagat që iu takojnë. Sipas punëtorëve mosekzekutimi i rrogave vjen si pasojë e bllokimit të xhirollogarisë nga ana e përmbaruesit privat. Kësisoj punëtorët sot do të mbajnë protestë para Gjykatës Supreme, transmeton lajmi.net. Protesta është paralajmëruar të nisë nga ora 10:00. Ndërkohë,…

Lajme

12/10/2026 08:26

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore tash e dy muaj nuk i kanë pranuar pagat që iu takojnë.

Sipas punëtorëve mosekzekutimi i rrogave vjen si pasojë e bllokimit të xhirollogarisë nga ana e përmbaruesit privat.

Kësisoj punëtorët sot do të mbajnë protestë para Gjykatës Supreme, transmeton lajmi.net.

Protesta është paralajmëruar të nisë nga ora 10:00.

Ndërkohë, përmes një reagimi, Gjykata Supreme ka bërë të ditur se lënda që lidhet me këtë kontest gjyqësor është pranuar dhe regjistruar më 21 gusht 2026, dhe aktualisht është në shqyrtim./Lajmi.net/