Haradinaj shpreh ngushëllime për tri familje, kujton Dervish Lokajn, Metë Binakajn dhe Haxhi Dinajn
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjet Lokaj, Binakaj dhe Dinaj, pas vdekjes së familjarëve të tyre. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se ka ndarë dhimbjen me familjen Lokaj për vdekjen e Dervish Shaban Lokajt, të cilin e ka cilësuar si babë dëshmori. Ai ka shprehur ngushëllime…
Lajme
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjet Lokaj, Binakaj dhe Dinaj, pas vdekjes së familjarëve të tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se ka ndarë dhimbjen me familjen Lokaj për vdekjen e Dervish Shaban Lokajt, të cilin e ka cilësuar si babë dëshmori. Ai ka shprehur ngushëllime edhe për familjen Binakaj në Dranoc, pas vdekjes së kryefamiljarit Metë Binakaj.
“Sot ndamë dhimbjen me familjen Lokaj për ndarjen nga jeta të bacës Dervish Shaban Lokaj, babë dëshmori, ndërsa në Dranoc shprehëm ngushëllimet tona për familjen Binakaj, pas ndarjes nga jeta të kryefamiljarit Metë Binakaj”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka njoftuar gjithashtu se, së bashku me miq dhe bashkëluftëtarë, ka bërë homazhe pranë varrit të bashkëluftëtarit Haxhi Dinaj, pak ditë pas vdekjes së tij.
“Po ashtu, së bashku me miq e bashkëluftëtarë, bëmë homazhe pranë varrit të bashkëluftëtarit Haxhi Dinaj, pak ditë pas ndarjes së tij nga jeta”, ka shkruar ai.
Në fund, Haradinaj ka shprehur solidaritet me familjet e të ndjerëve, duke u përcjellë ngushëllimet për humbjen e më të dashurve. /Lajmi.net/