“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje
Një këngë e papublikuar, katër versione demo dhe një plan që nuk u realizua kurrë. Kjo është historia që fshihet pas projektit të ri muzikor të Shpat Kasapit, “A je rahat pa mu”, i cili tashmë është publikuar për publikun. Ishte vetë Selvije Jao ajo që vendosi ta ndajë këtë histori me ndjekësit, duke treguar…
ShowBiz
Një këngë e papublikuar, katër versione demo dhe një plan që nuk u realizua kurrë. Kjo është historia që fshihet pas projektit të ri muzikor të Shpat Kasapit, “A je rahat pa mu”, i cili tashmë është publikuar për publikun.
Ishte vetë Selvije Jao ajo që vendosi ta ndajë këtë histori me ndjekësit, duke treguar se projekti ishte përgatitur për një periudhë të rëndësishme në karrierën e këngëtarit.
Pak para se të hynte në “Big Brother VIP Albania 5”, Shpati ia kishte dërguar Selvijes katër versione të këngës, duke i kërkuar mendimin e saj. Ajo kishte zgjedhur njërin prej tyre, me planin që publikimi të bëhej gjatë qëndrimit të tij në spektakël.
Por këngëtari u nda nga jeta në nëntor të vitit të kaluar, duke lënë pas projekte dhe kujtime që sot kanë një peshë të veçantë për familjen e tij dhe fansat.
Selvija ka treguar se kënga kishte përfunduar në duart e saj rreth muajve mars-prill, pasi ishte punuar nga producenti Anton Prendi. Ajo ka falënderuar gjithashtu Arti Rec dhe Imperial B për përfshirjen në këtë projekt.
Publikimi, megjithatë, nuk ishte i lehtë për të. Për muaj të tërë, Selvija nuk kishte gjetur forcën emocionale që ta ndante këngën me të tjerët.
Sot, projekti vjen me një titull që tingëllon edhe më i dhimbshëm pas humbjes së këngëtarit.
“Sot, titulli ‘A je rahat pa mu’ më dhemb më shumë se çdo fjalë tjetër”, ka shkruar ajo.
Përmes këtij publikimi, Selvija dëshiron që zëri i Shpatit të vazhdojë të dëgjohet dhe kujtimi për të të mbetet i gjallë.
Një këngë e menduar për një tjetër moment të jetës së tij, sot është shndërruar në një kujtim emocional që do ta lidhë publikun me Shpat Kasapin edhe për shumë kohë.