Këshilla nga AMK për kontrollimin e cilësisë së arit para se të blihet

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes. Përmes një postimi në Facebook, kjo agjenci, që funksionon në kuadër të MINTI-t, ka thënë se gjithmonë blerësit duhet të kërkojnë garancinë dhe dokumentacionin. “AMK u bën thirrje qytetarëve që, gjatë blerjes së produkteve prej ari…

Lajme

10/10/2026 15:52

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes.

Përmes një postimi në Facebook, kjo agjenci, që funksionon në kuadër të MINTI-t, ka thënë se gjithmonë blerësit duhet të kërkojnë garancinë dhe dokumentacionin.

“AMK u bën thirrje qytetarëve që, gjatë blerjes së produkteve prej ari dhe argjendi, të kërkojnë garancinë dhe dokumentacionin përkatës nga shitësi. Verifikimi dhe vulosja e produkteve, së bashku me informimin e konsumatorëve, janë të rëndësishme për rritjen e besimit në treg dhe për mbrojtjen nga deklarimet e pasakta për pastërtinë e metaleve të çmuara”.

AMK tha se rëndësia e këtij shërbimi pasqyrohet edhe në kërkesat e operatorëve ekonomikë.

“Vetëm gjatë vitit 2025, në laboratorin e AMK-së janë pranuar 470 kërkesa për verifikimin e metaleve të çmuara”, u tha në njoftimin e MINTI-it.