Hamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi partia e Thaçit, Veselit e Krasniqit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar 27-vjetorin e themelimit të kësaj partie, duke vlerësuar kontributin e saj në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Përmes një postimi, Hamza ka thënë se PDK-ja u themelua në një periudhë kur vendi kishte nevojë për guxim, vizion dhe përkushtim, transmeton lajmi.net. Ai ka…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka uruar 27-vjetorin e themelimit të kësaj partie, duke vlerësuar kontributin e saj në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Përmes një postimi, Hamza ka thënë se PDK-ja u themelua në një periudhë kur vendi kishte nevojë për guxim, vizion dhe përkushtim, transmeton lajmi.net.
Ai ka përmendur edhe ish-krerët e kësaj partie, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, për të cilët ka thënë se “nuk u thyen dhe nuk u përkulën kurrë”.
Me rastin e këtij përvjetori, Hamza ka theksuar se përgjegjësia e partisë është ruajtja e trashëgimisë politike dhe vazhdimi i angazhimit për një Kosovë me më shumë zhvillim dhe mundësi për qytetarët.
“Jemi krenarë për të kaluarën. Qëndrojmë të bashkuar në të tashmen. Dhe punojmë me përgjegjësi për të ardhmen e brezave që vijnë”, ka shkruar Hamza.
Në fund, kryetari i PDK-së ka uruar anëtarët, strukturat dhe mbështetësit e partisë për 27-vjetorin e themelimit.