Grabitet një person në Trudë të Prishtinës, tre persona të maskuar i marrin 1500 euro
Një person është grabitur në fshatin Trudë të Prishtinës, ku tre persona të dyshuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë marrë 1,500 euro para të gatshme. Rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 02:40, në dalje të autostradës, ku viktima, shtetas i Kosovës, ishte duke lëvizur me veturën e tij. Sipas…
Lajme
Një person është grabitur në fshatin Trudë të Prishtinës, ku tre persona të dyshuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë marrë 1,500 euro para të gatshme.
Rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 02:40, në dalje të autostradës, ku viktima, shtetas i Kosovës, ishte duke lëvizur me veturën e tij.
Sipas raportit të Policisë, tre të dyshuarit e kanë ndaluar viktimën dhe, nën kërcënimin e armës, ia kanë marrë paratë nga kuleta. Gjatë grabitjes, njëri prej tyre dyshohet se e ka goditur viktimën, i cili më pas ka pranuar trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa Policia ka iniciuar rastin si “Grabitje”.
Hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve janë duke vazhduar.
Raporti i plotë:
GRABITJE
Fsh. Trudë, Prishtinë 07.10.2026 – 02:40. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturë në dalje të autostradës e kanë ndaluar tre persona të dyshuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë nga kuleta 1500€ para të gatshme. Po ashtu njëri prej të dyshuarve e goditur viktimën për çka viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar./lajmi.net/