Sekuestrohen mbi 414 gramë marihuanë në Komoran, dy persona dërgohen në mbajtje
Policia e Kosovës ka sekuestruar mbi 414 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë gjatë një operacioni në fshatin Komoran të Gllogocit. Me vendim të prokurorit, dy persona janë dërguar në mbajtje. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 9 tetor, rreth orës 20:20, kur njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me…
Lajme
Policia e Kosovës ka sekuestruar mbi 414 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë gjatë një operacioni në fshatin Komoran të Gllogocit. Me vendim të prokurorit, dy persona janë dërguar në mbajtje.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 9 tetor, rreth orës 20:20, kur njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë ka ndaluar një veturë me targa vendore, transmeton lajmi.net.
Gjatë kontrollit të dy personave të dyshuar, të dy shtetas të Kosovës, policia ka gjetur dhe sekuestruar një cigare të mbushur me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë 0.71 gramë. Të dy personat janë liruar.
Në vazhdim të operacionit, policia ka zbatuar urdhëresën e gjykatës për bastisjen e dy shtëpive të personave të tjerë të dyshuar.
Gjatë bastisjes në njërën prej shtëpive janë gjetur dhe sekuestruar 414.5 gramë marihuanë, 15 euro, dy telefona, një kamerë për monitorimin e hyrjes së shtëpisë, një peshore e vogël, një mulli për bluarjen e substancave dhe një kartelë memorie.
Ndërkaq, në shtëpinë tjetër nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Në lidhje me rastin, në stacionin policor janë shoqëruar dy të dyshuarit dhe një i mitur. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndaj të miturit është iniciuar rasti për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale”. Pas intervistimit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre”.
Raporti i plotë:
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE & MOSLAJMËRIM I VEPRAVE PENALE APO KRYESVE TE TYRE
Fsh. Komoran, Gllogoc 09.10.2026 – 20:20. Njësia e DHTN-së Prishtinë gjatë një pune operative në teren ka ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollit tek dy te dyshuar meshkuj kosovarë, kanë gjetur dhe konfiskuar një cigare të mbushur me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.71 gram, të dyshuarit janë liruar. Në vazhdimësi të operacionit është kryer realizimi i urdhëresës të lëshuar nga gjykata për bastisjen e dy shtëpive të dy të dyshuarve tjerë meshkuj kosovarë, gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: 414.5 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 15 euro, dy telefona, një kamerë për monitorimin e hyrjes së shtëpisë, një peshore e vogël, një grinder dhe një kartelë memorie, ndërsa tek i dyshuari tjetër nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Në lidhje me rastin dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion të policisë si dhe një i mitur. Me vendim të prokurorit dy te dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj të miturit është iniciuar rasti “Moslajmërim i veprave penale” dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./lajmi.net/