Nga Aleanca flasin për Shiroka-Pulën: E ka një shans që të jetë presidente e të gjithëve
Avni Arifi nga Aleanca ka thënë që kjo parti ka pasur një qasje pozitive në raport me zhvillimet e fundit politike, siç ishte zgjedhja e presidentes, ndonëse ata nuk ishin pjesë e marrëveshjes politike. Ai përmendi kryetari ne kësaj partie, Ardian Gjinin, e cila e ka uruar presidenten e re, Justina Shiroka Pulën. “E vërtetë…
Lajme
Avni Arifi nga Aleanca ka thënë që kjo parti ka pasur një qasje pozitive në raport me zhvillimet e fundit politike, siç ishte zgjedhja e presidentes, ndonëse ata nuk ishin pjesë e marrëveshjes politike.
Ai përmendi kryetari ne kësaj partie, Ardian Gjinin, e cila e ka uruar presidenten e re, Justina Shiroka Pulën.
“E vërtetë që ne nuk kemi qenë pjesë e marrëveshjes politike dhe sjellja jonë ka qenë konform veprimeve që ne i kemi paralajmëruar”, ka thënë Arifi në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Nuk kemi qenë pjesë të marrëveshjes politike. E kanë votuar ata që kanë pasur marrëveshje politike. Tash është zgjedhur presidentja, është zgjedhur nga 81 deputetë. Kosova ka presidente. Besoj se presidentja e Kosovës ka një shans që të jetë presidente e të gjithëve. Aleanca e ka uruar, kryetari Gjini e ka uruar presidenten”.
Sidoqoftë, Arifi tha se presidentes i takon që të jetë unifikuese dhe të mos ndiejë obligim ndaj atyre që e kanë votuar për këtë post.
“Ekziston në përgjithësi një qasje pozitive ndaj asaj çka ka paraqitur në kontributin e saj në institucione, në jetën akademike, domethënë kryesisht një personalitet pozitiv”.
“Ajo nuk duhet të ndihet e obliguar nga partitë që e kanë votuar për presidente. Besoj se ajo duhet të ndihet e obliguar vetëm nga kushtetuta dhe kushtetuta kërkon nga ajo që të jetë person unifikues për të gjitha partitë politike”.