Behgjet Pacolli reagon për herë të parë pas arrestimit të Valon Llukës

Behgjet Pacolli ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të Valon Llukës, duke thënë se “çdokush që ka shpërdoruar besimin e dhënë, duhet të mbajë përgjegjësi përpara ligjit”. Pacolli, në një shkrim që duket të jetë për ish-drejtoin e grupit “Mabetex”, ka thënë se askush nuk ka të drejtë “të përvetësojë rezultatet e punës…

Lajme

09/10/2026 23:44

Behgjet Pacolli ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të Valon Llukës, duke thënë se “çdokush që ka shpërdoruar besimin e dhënë, duhet të mbajë përgjegjësi përpara ligjit”.

Pacolli, në një shkrim që duket të jetë për ish-drejtoin e grupit “Mabetex”, ka thënë se askush nuk ka të drejtë “të përvetësojë rezultatet e punës së të tjerëve”.

“Askush nuk ka të drejtë ta shkelë besimin e dhënë, të përvetësojë rezultatet e punës së të tjerëve apo të disponojë në mënyrë të paligjshme pasurinë që nuk i përket. Për çdo shkelje të konstatuar, per cdo hajni dhe abuzim nuk do te ndalemi dhe do të kërkojmë përgjegjësi të plotë ligjore, si dhe kompensimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara, përmes institucioneve kompetente dhe mekanizmave ligjorë përkatës, qofshin ato ne vendet tona apo gjetiu”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim biznesmenit të njohur kosovar, Valon Llukës.