Ambasada amerikane flet për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula: Mezi presim të punojmë bashkë
Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur zgjedhjen e Justinа Shiroka Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës. Në një përgjigje për Klankosova, nga një zëdhënës i Ambasadës amerikane shprehet gatishmëria për të bashkëpunuar me presidenten e re të vendit dhe institucionet e Kosovës. “Ambasada e SHBA-së pret me padurim të bashkëpunojë me Justinа…
Lajme
Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur zgjedhjen e Justinа Shiroka Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.
Në një përgjigje për Klankosova, nga një zëdhënës i Ambasadës amerikane shprehet gatishmëria për të bashkëpunuar me presidenten e re të vendit dhe institucionet e Kosovës.
“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të bashkëpunojë me Justinа Shiroka Pulën, Presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Më tej, Ambasada amerikane ka ritheksuar përkushtimin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta me institucionet e Kosovës.
“Ambasada e SHBA-së mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, theksohet më tej në përgjigje.
Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente e re e vendit më 6 tetor