Gjendja e të plagosurit në tragjedinë e Gjilanit mbetet e rëndë, i nënshtrohet operacionit në QKUK

Personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët të Gjilanit i është nënshtruar një operacioni në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Lajmi.net se gjendja shëndetësore e pacientit vazhdon të jetë e rëndë dhe se ai ndodhet ende…

Lajme

09/10/2026 19:22

Personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët të Gjilanit i është nënshtruar një operacioni në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Lajmi.net se gjendja shëndetësore e pacientit vazhdon të jetë e rëndë dhe se ai ndodhet ende në sallën e operacionit.

Syla ka bërë të ditur se, pas përfundimit të ndërhyrjes kirurgjikale, pacienti do të transferohet në Klinikën e Mjekësisë Intensive, ku do të monitorohet gjendja e tij shëndetësore.

“E rëndë është gjendja, është ende në sallë të operacionit. Pas operacionit do të transferohet në mjekim intensiv”, ka deklaruar Syla./Lajmi.net/