Albulena Haxhiu reagon pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë, që ndodhi sot në Livoç të Gjilanit. Duke iu shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ajo tha se ndjehet e tronditur nga ky lajm, raporton lajmi.net “Pres nga institucionet përgjegjëse që të zhvillojnë një hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional, në mënyrë që të…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë, që ndodhi sot në Livoç të Gjilanit.
Duke iu shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ajo tha se ndjehet e tronditur nga ky lajm, raporton lajmi.net
“Pres nga institucionet përgjegjëse që të zhvillojnë një hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional, në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij krimi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë” shkroi Haxhiu.
Ky është postimi i plotë i saj:
Më tronditi lajmi për vrasjen e një gruaje dhe një burri në Livoç të Ulët të Gjilanit, si dhe plagosjen e një personi tjetër. Dy jetë të humbura dhunshëm dhe familje që sot po përballen me një dhimbje të madhe.
Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të plagosurit i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë.
Pres nga institucionet përgjegjëse që të zhvillojnë një hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional, në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij krimi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Në këto momente të rënda, familjeve të prekura duhet t’u ofrohet gjithë mbështetja e nevojshme, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre./Lajmi.net/