Tragjedia në Gjilan: Çifti kanë dy fëmijë se bashku

Çifti i përfshirë në ngjarjen e rëndë në Livoq të Gjilanit, ku gruaja dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, kanë dy fëmijë së bashku. Sipas informacioneve të deritanishme, nga të shtënat me armë zjarri mbetën të vdekur gruaja dhe njëri prej vëllezërve të saj, ndërsa vëllai tjetër u plagos, transmeton lajmi.net. Për rastin…

Lajme

09/10/2026 17:17

Çifti i përfshirë në ngjarjen e rëndë në Livoq të Gjilanit, ku gruaja dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, kanë dy fëmijë së bashku.

Sipas informacioneve të deritanishme, nga të shtënat me armë zjarri mbetën të vdekur gruaja dhe njëri prej vëllezërve të saj, ndërsa vëllai tjetër u plagos, transmeton lajmi.net.

Për rastin është identifikuar si i dyshuar Valon Ramushi, ndërsa motivi dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten nën hetim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe prokurorët e shtetit, të cilët po punojnë për zbardhjen e rastit./lajmi.net/